Një ish-stiliste e quajtur, Erin Rous ka një histori tepër të veçantë. Ajo në vitin 2017, edhe pse kishte një punë mjaftë të mirë si stiliste pranë një kompanie dizenjimi u tërhoq duke ju përkushtuar shitjes së fshesave në modelin e vjetër të tyre.
Por ky pasion i Erin, rezultoi të ishte i suksesshëm pasi tani ajo i prodhon vetë fshesat dhe i shet nga 80 dollarë një fshesë dore, e deri në 200 dollarë ato me shkop.
Fshesa me detaje më të imëta dekorimi, si mbulesa “fund me pala”, arrijnë deri në 400 dollarë.
Erina mund t’i bëjë fshesat për dy orë, por seleksionimi i fijeve të melit në mënyrë të përsosur, një e nga një, mund t’i marrë edhe 3-4 ditë.
Nëse fshesa do të jetë e lyer me bojë, atëherë procesi i punës kërkon edhe më shumë kohë. /albeu
Diskutime rreth kësaj post