Kryeministri Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet me ironi zërave se brenda PS-së është duke u zhvilluar një përplasje grupesh për cështje pushteti.
“Po, është e vërtetë! Ka një konspiracion të madh brenda PS dhe jemi duke menduar për një gjyq popullor për arrestime, burg, punë të detyruar, koka e këtij komploti është kreu i Bashkisë së Tiranës, i mbështetur nga ish-ministri i brendshëm. Dyshohet shumë për përfshirjen e institucioneve të tjera në këtë komplot. Më vjen keq që kapet gafil, por ju siguroj që ky grup nuk e ka të gjatë. Erion Veliaj mund të mbjellë sa më shumë pemë, po në një nga ato pemët do të varet. Këto do ti bëj të ditura në veprën time nr 21”, tha Rama duke qesëndisur të gjithë ata që mendojnë se tashmë në PS ka plasur dhe në muajt në vijim pritet që përplasja të dalë edhe më tepër në shesh.
Diskutime rreth kësaj post