Sot drejton një prej dikasterëve kryesore. Bëhet fjalë për Valdrin Lluka, i cili në qeverinë aktuale të Kosovës është ministër i Zhvillimit Ekonomik, ndërsa theksohet se ka mbi shpatulla një bagazh të pasur në shkollim dhe karrierë.
Por, startin, Lluka i cili vjen nga rradhët e AKR-së, duket ta ketë pasur si shumë të rinjë.
Ministri, rreth moshës 20 vjeçare ka punuar në furrë në një orar nga ora 19 deri në 4 të mëngjesit. Rrëfimin, ai e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale me rastin e ditëlindjes së tij, teksa synon të motivojë të rinjtë në rrugën e tyre.
Lexoni të plotë më poshtë rrëfimin e ministrit Lluka:
“Përshendetje miq të dashur,
Dje e kisha ditëlindjen dhe, nëse për asgjë tjetër, reflektoj në vitet e shkuara për të kujtuar momentet e ndryshme që jeta na drejton të gjithëve. I gëzohem ditëlindjes si festë e jetës dhe shëndetit dhe lutem për të gjithë ata që kanë sfida në këtë drejtim.
Sa isha duke shikuar disa foto, hasa në punët e ndryshme që i kam bërë në jetë dhe fokus të veçantë kishin ato punë që ishin të vështira por me mësime të fuqishme. Para rreth 16 viteve, kam punuar në furrë të bukës. Dita tipike e punës ka qenë nga ora 19:00 deri në 4:00 mëngjes, çdo ditë të javës, pa e pasur lluksin e kohës së pushimit për shkak të llojit të produktit (bukës) që nuk pret për pushime.
Arsyeja pse po e përmendi këtë punë ka të bëj kryesisht me atë që duhet të jemi optimist me jetën, të punojmë në çdo moment me vullnet dhe dëshirë se puna dhe vetëm puna, sjellë një të ardhme më të mirë për ne. Pra përmes këtij postimi, kam dëshirë t’i motivoj të rinjtë tanë se karriera nuk fillon vetëm me punë në zyrë. Ka të tillë me fat, por jo të gjithë kan fat të tillë. ??Në fakt, unë besoj që një punë e zanatit dhe mundit, të mëson më shumë në jetë. Të jep njohuri mbi qështjet parimore dhe njerëzore më shumë se çdo punë tjetër. Prandaj ndihuni krenarë nëse jeni në fillim të karrierës dhe bëni punë të tilla, sepse, nga puna juaj e tillë, dikush është i kënaqur, gëzuar dhe i lumtur.
Urime festat e fundvitit dhe ju dëshiroj një vit të mbarë dhe me shëndet!”
Diskutime rreth kësaj post