Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, që vjen nga radhët e LSI-së, nuk i kursen asnjëherë akuzat në drejtim të qeverisë ‘Rama’.
Ndaj edhe këtë herë Manjani ka ironizuar këtë herë mbledhjen e fundit që bërë kabineti qeveritar, ku takimit iu bashkuan edhe 8 ministrat e rinj dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe.
Në këtë linjë Manjani shton:
“Oh oh oh oh…
Të bashkuar rreth Tepsisë.
Hajde Gëzuar!
“Të hamë e të rrojmë, për të mirën e këtij populli”!”, shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post