Ditmir Bushati, ditën e parë pa kostumin e ministrit e ka kaluar në qytetin e tij, në Shkodër, mes të moshuarve të shtëpisë së pushimit.
Një ditë pasi Rama njoftoi largimin e tij nga ministria e Jashtme dhe zëvendësimin me Genc Cakën, Bushati ka ndarë me miqtë dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa foto nga takimi dhe koha e kaluar me të moshuarit në Shkodër.
Postimi i Bushatit
Një ditë të këndshme festive në shtëpinë e pushimit të moshuarve në #Shkodër. Ju urova festat e fundvitit duke shprehur mirënjohjen e pafund për këtë brez të shoqërisë, që na japin shembullin e sakrificës. #Gëzuar2019
Diskutime rreth kësaj post