Orët e para të mëngjesit të sotëm, raportohet se disa grabitës kanë tentuar që të vjedhin bankomatin e një banke në Shijak.
Sipas informacioneve të policisë, bankomati ka patur dëmtime prë shkak të sendeve të forta me të cilat është tentuar të realizohet grabitja.
Në njoftimin e policisë thuhet:
“Më datë 27.12.2018, në Shijak, është tentuar të vidhet bankomati i një banke jashtë ambienteve. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”
Diskutime rreth kësaj post