Në Shqipëri vazhdon të bjerë numri i lindjeve nga vit në vit. Por, ajo që ka pësuar një rritje të lehtë dhe shihet si një problem nga specialistët është numri i lindjeve tek vajzat adoleshente. Sipas studimit demografik, 4 % e adoleshenteve janë bërë nëna ose janë në pritje të fëmijës së parë. Në periudhën 2008 – 2009 lindja në moshë minore ishte në nivelin 3 %.
Ekspertët kanë vënë në dukje se 2 % e adoleshenteve kanë tashmë fëmijë, ndërsa më shumë se 1 % janë shtatzëna. Për sa i takon lindjeve totale apo që vihet re, është rritja e fertilitetit duke bërë që çiftet shqiptare të lindin gjithmonë e më pak fëmijë.
Edhe sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2018 ka pësuar një rënie prej 19.7%, krahasuar me tremujorin e tretë 2017.
Numri më i ulët i lindjeve regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, 111 lindje, ndërsa më i larti regjistrohet në qarkun e Tiranës me 2287 lindje.
Rënien më të madhe të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe e paraqet qarku i Vlorës me 31.3 % dhe qarku i Korçës me 28.7 %.
Diskutime rreth kësaj post