Një ngjarje e pazakontë u shënua mbrëmjen e kësaj të marte në Chicago, SHBA pas një sherri midis një çifti bashkëshortësh.
Debati i ashpër midis tyre nisi pasi burri iu ankua të shoqes se ajo donte më shumë qentë se atë.
Për pasojë, në gjaknxehtësi e sipër burri i hodhi qentë nga kati i tretë i shtëpisë, ku një prej tyre i racës Chihuahua 17 vjeç ngordhi, ndërsa tjetri arriti të shpëtojë dhe është larguar pa gjurmë.
Gruaja 55-vjeçare tha në polici se i shoqi Jerald L. Jeske, e kishte qëlluar disa herë dhe më pas hodhi qentë nga ballkoni.
Diskutime rreth kësaj post