Me anë të një deklaratë për shtyp nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, deputeti i kësaj partie Petrit Vasili ka theksuar se diaspora ka qenë një nga kontribuset vitale për familjet shqiptare duke siguruar të ardhurat themelore për mbijetesën e shqiptarëve.
Sipas tij, qeveria në mënyrë të turpshme vendos t’i privojë asaj të drejtën për të protestuar, një revoltë që sipas Vasilit imponohet nga keq-qeverisja në Shqipëri.
“Ata robtohen nëpër Europë dhe botë për të siguaruar të ardhura jo vetëm për vetën, por edhe për familjet dhe vendin e tyre. Në një kohë kur qeveria shpërdoron gjakun dhe djersën e shqiptare e ka shqetësuar edhe diasporën shqiptare duke dalë në protestë, një e drejtë që qeveria përpiqet t’jua heq. Sepse kjo është një qeveri hajdute, hipokrite dhe demagogjike,” – u shpreh Vasili.
Ai i ka kujtuar mazhorancës se kur ishte në opozitë ajo ka bllokuar me javë të tëra bulevardin duke u bërë ideatorja e parë e cilaështë edhe themeluese e protestave me çadra në bulevard. Sipas kreut të grupit parlamentar të LSI-së, kjo ishte një gjë normale për ta por për diasporën nuk lejohet.
Sipas tij qeveria po përpiqet që t’i ndalojë këto protesta siç është munduar të ndalojë protestat e studentëve, fermerëve , minatorëve etj.
“Sepse kjo është një qeveri kriminale që menaxhon dhe shpërndan projektet e parave të pista. Dhe protesta bëhet për t’i dhënë fund vjedhjes dhe shpërdorimit të parave publike nga ana e qeverisë,” – deklaroi Petrit vasili.
Ai gjithashtu tha se qeveria ka çdo qëllim në kokën e saj por jo në interes të mirëqënies së shqiptarëve.
Ai tha se, “Qëndrimi për protestën e diasporës është një turp dhe marre e zezë në këtë sistem dhe qeverisje antidemokratike. Sepse këta kanë një prirje për ta çuar Shqipërinë drejt izolimit të vendit dhe shtypjes së reagimeve”.
Ai deklaroi se protesta e shqiptarëve të diasporës do të zhvillohet nesër sipas axhendës së paralajmëruar dhe e drejta do të fitojë.
Diskutime rreth kësaj post