Reth 80 përqind e punonjësve të policisë që janë nën moshën 40 vjeç kërkojnë të largohen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të gjithë kanë aplikuar për llotarinë amerikane. Të dhënat vijnë nga sindikata e punonjësve të policisë, e cila i ka përfshirë ato në një letër drejtuar kryeministrit.
“Punonjësit e policisë që janë nën 40-vjeç kanë aplikuar për llotarinë amerikane dhe njëkohësisht po presin që në janar të 2019 të largohen jashtë Shqipërisë për një jetë më të mirë” -thuhet në letrën e Sindiktatës.
Shkaku kryesor për fluksin e aplikimeve në lotarinë amerikane nga efektivët e rinj të policisë dhe ata deri në 40 vjeç janë pagat e ulëta. Policët kërkojnë gjithashtu të marrin edhe pagën e 13, siç përcaktohet në Kodin e Punës, pagesën për orët shtesë, trajtimin me ushqim, si dhe sigurim jete për ata që aksidentohen gjatë orarit të punës.
Diskutime rreth kësaj post