Në nëntor të 2017-s, Bleona Qereti shokoi të gjithë shqiptarët pasi foli publikisht për procedurën e ngrirjes së vezëve. Këngëtarja është gjithmonë e hapur me fansat e saj dhe ndaj vendosi të tregonte të gjithë procedurën, ndërsa si arsye ishte mungesa e mashkullit të duhur, që do të bëhej njëkohësisht babai i fëmijës së saj.
Tashmë pas një viti, të gjithë po pyesim veten nëse Bleona ka vendosur se ka ardhur momenti të bëhet nënë, me ose pa një mashkull krah saj.
Këtë të hënë, këngëtarja bëri postimin e habitshëm në “Instagram”, ku shfaqet e shtrirë në shtratin e një spitali, por e lumtur.
“Kur nuk e ke gjetur të duhurin ose mashkulli juaj nuk ka këllqe dhe nuk mund të angazhohet – ka gjithmonë një përgjigje”, shkroi në mbishkrimin e fotos kënëgtarja.
Shumë nga komentuesit e uronin Bleonën për këtë hap të ri në jetën e saj dhe me një beb të shëndetshëm.
Por një nga komentet që tërhoqi vëmendjen është ai i dikujt që i shkruan: “Do të bëhem teze”, ndërsa Bleona i përgjigjet: “Po do të bëhesh”.
Diskutime rreth kësaj post