Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar të turpshme kërkesën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Haradinaj: Ju e shihni që kryeministrja e Serbisë po vazhdon me letra për qeveritë e ndryshme nuk i ka ardhur marre me i dërgua letër edhe Edi Ramës me kërkua tërheqjen e njohjes, derisa Serbia ka këso qasje atëherë kuptohet shumë mirë çka kemi vepruar ne.Këto komente kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i bëri pas vizitës që i bëri organizatës “Autizmi Flet”, të cilët kanë vendosur një shtëpizë në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Nga ana tjetër kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën, atëherë kur taksa të hiqet.Siç thotë ajo, kjo taksë e ka kthyer të gjithë rajonin 50 hapa prapa.
Në një intervistë për Televizionin Publik të Serbisë, Brnabiç, ka thënë se, “ne kemi nevojë për paqe dhe stabilitet. Parakushti për çdo përparim ekonomik është paqja dhe stabiliteti rajonal”.
Kur është fjala për letrën që presidenti Donald Trump, që i dërgoi presidentit Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandër Vuçiç, Brnabiç thotë se është e befasuar.
“Letra është një thirrje për Prishtinën për të ndaluar provokimet. Siç tha presidenti, ne nuk do të kthehet në dialog, deri sa taksa është në fuqi”, tha Brnabiç.
Edhe presidenti Vuçiç ka deklaruar se nuk ka të ardhme të Kosovës dhe Metohisë pa një marrëveshje të sinqertë mes serbëve dhe shqiptarëve.
Diskutime rreth kësaj post