Ditët e fundit të 2018 do të na shoqërojnë me një mot të ftohtë. Sipas Meteoalb, duke filluar nga pasditja e ditës së sotme do të dominojë një mot i kthjellët, por i ftohtë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në të dy vlerat ekstremale duke luhatur vlerat ditore nga -4 në 14°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim deri në 3 ballë.
Reshjet e borës dhe ngricat në qarkun e Korçës kanë krijuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve. Rrugët nacionale janë të hapura dhe mjetet qarkullojnë pa zinxhirë, por ka prezencë akulli në disa segmente.
Në Dardhë raportohet mbi 25 cm borë, në Voskopojë 10 cm, ndërsa rrugët drejt këtyre destinacioneve turistike janë të qarkullueshme normalisht.
Diskutime rreth kësaj post