Manchester United u treguan mjaft të prerë në largimin e Jose Mourinhos nga drejtimi i skuadrës. Kjo vendosmëri e tyre u pa edhe tek koha e pastrimit të zyrës pas ikjes së tij.
Pastrueseve të United iu deshën vetëm pesë minuta kohë nga shkrimi për të filluar pastrimin e zyrës dhe heqjen e sendeve të Mourinhos prej aty, raporton Albeu.com.
Të martën e javës së kaluar, Woodëard e ekzekutoi një vendim që ishte marrë një ditë më parë nga bordi i Manchester Unitedit.
Pronarët e klubit, familja Glazer, kishin vendosur t’ia paguanin Mourinhos 25 përqindëshin e pagës që nevojitej për ta shkarkuar, e cila besohet se është rreth 26.7 milion euro.
Vendimi i marrë nga bordi i klubit të Old Traffordit u nxit nga faktorë të ndryshëm, përfshirë këtu edhe zhgënjimin nga ndeshja kundër Liverpoolit, vendimin e Mourinhos për të mos e përdorur Pogbën në këtë ndeshje dhe deklaratat e tij negative gjatë konferencave për shtyp. /albeu
Diskutime rreth kësaj post