Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se situata në Lezhë është e stabilizuar. E vetmja zonë me probleme është Zejmeni, i cili furnizohet nga një fider ajror me gjatësi mbi 50 km.
Është punuar gjatë natës dhe ende brigadat janë në terren, duke mos harruar që edhe moti nuk është në favor dhe pengon në realizmin në kohë të zgjidhjes së avarisë.
Nga raportimi i fundit, është vendosur në pune fideri Zejmen dhe po i jepet energji gradualisht çdo fshati, përmes manovrimeve.
Aktualisht janë 5 fshatra të Zejmenit me probleme dhe mendojmë për zgjidhje të shpejtë, tashmë me përmirësimin e motit.
Diskutime rreth kësaj post