KQZ ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në kuadër të tyre do të punësohen rreth 337 persona me kontratë të përkohshme nga 3 deri në 5 muaj. Magazinerë, specialistë juridik e shërbimesh, teknik, sallë, përkthyes dhe operator janë nevojat që do të përzgjidhen me konkurrim nga KQZ.
Paga e tyre do të jetë nga 70 mijë lekë për specialistët e lartë, 40 mijë lekë për specialistët e tjerë, si dhe 30 mijë lekë për punonjësit e shërbimi. Mësohet se shpërblimi për angazhimin në administrimin e votimeve të 30 qershorit do të jetë i njëjtë si një vit më parë. Kryetarët dhe zv.kryetarët do të shpërblehen me 65.000 lekë, për anëtarët dhe sekretarin e KZAZ-ve paga shkon në 60.000 lekë.
Kryetarët e KQV-ve do të shpërblehen në vlerën 4.000 lekë, ndërsa sekretarët e KQV-ve me 3.500 lekë. Anëtarët e Grupit të Numërimit të Votave propozohet të marrin nga 6.000 lekë. Megjithatë vendimi konkret do të merret ditën e mërkurë kur dhe parashikohet mbledhja e KQZ. Sa i përket numërimit të votave, parashikohet vetëm përdorimi i kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendin e Numërimit të Votave. Në këtë mënyrë subjektet do të kenë mundësi të ndjekin procesin por dhe të kënë provë nëse duan të ankimojnë.
Diskutime rreth kësaj post