Temperatura të ulëta, ngrica, reshje shiu, dëborë në zonat malore. Ky është parashikimi i motit për pasditen e sotme dhe ditën e nesërme.
Më poshtë keni parashikimin e motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit
Reshjet
Sot pasdite në orët e fundit të ditës dhe nesër deri në orët e para të mëngjesit priten reshje mesatare në shumicën e qarqeve, por deri në lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Elbasan.
Në qarqet e tjera ato do të jenë të dobëta deri në lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).
Në Veri dhe në Lindje, në zonat mbi 300 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).
Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
- në bregdet: 5 / 14 °C
- në vendet e ulëta: 5 / 10 °C
- në vendet malore: -2 / 5 °C
Era
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore veri-lindore.
Diskutime rreth kësaj post