Ditën e sotme u mbajt mbledhja e Kryesisë së PS, e cila zgjati rreth 5 orë. Menjëherë pas përfundimit të saj kryeministri Rama në një prononcim për mediat tha se kjo mbledhje ishte iniciuar ndër të tjera nga protesta e studentëve, të cilët i kanë dhënë një shuplakë qeverisë.
“Për arsyet, për faktorët dhe për domosdoshmërinë që ne ta mëshirojmë ashtu siç duhet ajo që është shqetësimi i radhës i asaj proteste dhe që është transmetuar në atë formë që mori dhe që studentët i thonë vetes apolitik, por që në këtë rast e ka shkundur politiken dhe i kanë dhënë një shuplakë qeverisë. Reflektimi jonë pas kësaj shuplake do të vazhdojë jo vetëm në funksion të kësaj proteste, por edhe në funksion të shqetësimeve të tjera të studentëve.”, u shpreh Rama.
Ndërsa i pyetur në lidhje me atë se çfarë do të ndodh me protestën e studentëve Rama u shpreh se qeveria do të bëjë maksimumin dhe vazhdimisht ka punuar pavarësisht gabimeve që ka bërë gjatë rrugës.
“Ne do t’i përgjigjemi me dinjitet këtij shqetësimi dhe ne kuptojmë që ka ende për të bërë dhe pavarësisht rezultateve që janë arritur, ne kemi shumë për të bërë. Ne kemi bërë gabimet tona, sikurse bëjnë të gjithë ata që punojnë. Ajo që është e sigurt është ajo që e kemi lexuar me shumë vëmendje mesazhin e protestës”, përfundoi Rama.
Diskutime rreth kësaj post