Nëse turqit do ta çojnë ndërmend të futen në ndonjërin prej ishujve shkëmbor që na përkasin ne, atëherë do t’i sheshojmë ata”.
Kjo ka qenë deklarata e Shefit të Shtabit të Ushtrisë së Greqisë Evangelos Apostolakis që ka surprizuar edhe më ekstremistët në Greqi.
Kjo, sepse një deklaratë e tillë shkonte përtej doktrinës ushtarake të Greqisë, raportojnë mediat greke.
Por, duke iu referuar një shkrimi të sotëm të Zougla, duket se Apostolakis e ka bërë këtë deklaratë pasi kishte informacione si forca speciale të Turqisë do të zbarkonin në disa ishuj shkëmbor të kontestuara mes dy vendeve duke risjellë në vëmendje krizën e vitit 1996.
“Apostolakis mundet të jetë vënë në dijeni për një zbarkim të turqve në ishujt shkëmbor, prandaj edhe e ka bërë një deklaratë të tillë”, shkruan Zougla.
Deklarata e tij shkaktoi mjaft tension në rajon, ku përgjigja turke ishte e qartë: Provojeni dhe pasojat do të jenë shumë të rënda.
Diskutime rreth kësaj post