Ditën e sotme, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare” u trajtua historia e Orgestit, 11- vjeçarit që të qenurit disi ndryshe nga shumica e ka bërë pre të diskriminimit intensiv. E ëma, Elizabeta tregoi se i biri, i cili është albin (mungesë e prodhimit të pigmentit melaninë), shpesh është detyruar të braktisë edhe shkollën për t’u shpëtuar fyerjeve dhe veçimit nga të tjerët.
“Siç e kanë shqiptarët që martojnë vajzat e vogla, më martuan edhe mua shumë të vogël. E pranova, u martova, të gjitha në rregull. Pas 2 vjetësh erdhi në jetë djali, për të cilin jemi këtu. Orgesti në prill mbush 11 vjeç. Unë si e vogël që isha (16 vjeçe), edhe këto vizitat nuk i kryeja tërë kohës, sado ishte shtatzëni e vështirë… duhet të merrja shumë vitamina për djalin, që unë nuk i mora. Djali lindi albin.” Rrëfeu gruaja.
Më tutje vazhdoi:
” Deri në moshën 4- vjeçare, që e kisha në shtëpi, ne e pritëm dhe e deshëm ashtu siç ishte. Por kur u përball me realitetin, kur filloi të shkonte në kopsht… edhe atje nuk e pati shumë të vështirë, sepse ishte i vogël për të kuptuar. Në klasë të parë e pati më të vështirë. Mësuesja, të cilën nuk dua ta gjykoj se është edhe nënë vetë, nuk ma priti mirë fare dhe e uli djalin në bankë të fundit.” Elisabeta tregon se i biri vinte në shtëpi dhe e pyeste përse ishte kështu, përse nuk kishte të tjerë si ai. Ajo tregon se djali ka ndryshuar disa shkolla, ndërsa nuk janë të pakta rastet që i është dashur të përballet edhe me banorë të lagjes, të cilët e paragjykojnë Orgestin nga mungesa e dijes duke e konsideruar të sëmurë. Me dhimbje, Elizabeta tregoi se si në Shqipëri të birin nuk ia duan” “Unë kam qenë edhe në Greqi, ndoshta dhe atyre nuk u pëlqente, por thonin: Sa i veçantë, sa i bukur… e bënin të ndihej mirë. Ndërsa këtu thonë: Iii si qenka ky! “ Një fëmijë me flokë, vetulla dhe lëkurë të bardhë, që përbuzet me arsyen më të paarsyeshme të kësaj bote; vetëm pse nuk ngjason si të tjerët. Sa e trishtë….”
Diskutime rreth kësaj post