Alban Skenderaj ka marrë një vendim të beftë në lidhje me punën e tij. Kantautori i talentuar, me anë të postimit të fundit tregon se ka marrë një vendim të rëndësishëm.
“Kete te shtune performoj në @magic4official .. ju pres ..(Kjo do jete performanca ime e fundit ne Tirane per nje kohe te gjate)”, shkruan ai.
Nuk dihet se përse Albani mori një vendim të tillë por fansat e tij kanë ‘shpërthyer’ me komente duke pyetur për arsyen.
Albani së fundmi ka dhënë një koncert recital historik, në Pallatin e Kongreseve, ku ka shkëlqyer.
Diskutime rreth kësaj post