Rudina Hajdari ishte e ftuara e Bieta Sulos në studion e “Ftesë në Pesë”, për të folur mbi ngjarjet më të fundit në politikë, si dhe për të na njohur më shumë me jetën personale.
Gjatë bisedës në studio ajo shprehu dëshirën të sqaronte edhe një çështje që sipas saj ka ngjallur shumë kureshtje dhe dyshime nga të gjithë, jetesën dhe shkollimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku u zhvendos pak vite pas vdekjes së të atit.
Rudina tregoi se ka punuar që në moshën 16 vjeçare dhe ka vazhduar të punojë edhe gjatë studimeve të mëvonshme në punë të thjeshta si shitëse apo pozicione të ngjashme.
Sa i përket shkollimit, ajo pranoi se në Amerikë është shumë i kushtueshëm, por fatmirësisht ka patur gjithnjë mbështetje financiare nga shteti për shkak të rezultateve të shkëlqyera gjatë studimeve.
Diskutime rreth kësaj post