Kryeminsitri Edi Rama është sot i pranishëm në Universitetin Politeknik në një takim me studentë të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës. Një nga studentët e pranishëm tha se nuk e imagjinon dot kancelaren gjermane, Angela Merkel të merret me meme.
Studenti: Jemi ndjerë të ofenduar kur na thatë ngelësa. Po sillemi si studentë të revoltuar, ne po ju bëjmë thirrje që të silleni si kryeministër i matur. Miinistrja e bëri publike që se kishte as 6 mesataren. Kur do ndodhin këto përmisime. Vërtet që e thatë që do përgjysmohen tarifat. Po të masterit ku do ulen
Rama: E para punës njëher, kur ju kam thënë juve të gjithëve që ju kam thënë ngelësa.
Studenti: E keni thënë në facebook, nuk e imagjinojmë Merkel të merret me meme.
Rama : Si e magjinon ti është e drejta jote e imagjinatës, mund të kesh një hapësiorë imagjinatë më të gjerë. Nuk të jap llogari ty si të përdor instagramin. Kam bërë një koment me ata që shkruajnë që është shprehje respekti dhe i kam bërë një pyetje, a je i gatshëm të paguash taksë për ngelësat. Kam folur për taksa për ngelësa se universiteti financohet në pjesën më të madhe nga shteti.
Video:
Diskutime rreth kësaj post