Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e kësaj të enjteje një takim me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës dhe Urbanistikës, duke theksuar se për një pjesë të shqetësimeve të studentëve, faji është i stafeve akademike.
Rama ka nisur të debatojë menjëherë me studentët, duke u thënë atyre se “nuk ka më qofte te daja…”. Por ata e kanë kundërshtuar menjëherë duke i ndërprerë fjalën.
“Mos të flas për kushtet e tjera më minimale që mungojnë të gjitha. Po ashtu nuk dimë se ku shkojnë lekët tona, se kush është administratori për këto lekë që ne paguajmë”, tha një nga studentët.
Nga ana e tij, kryeministri Rama, në përgjigje ndaj atij dhe gjithë të tjerëve, tha se pikërisht këto pyetje janë një provë pse ata duhet të ulen në dialog.
“Ja pra kjo është një provë tjetër e qartë, që duhet dialogu për të gjitha këto që ju sapo thatë. Për sa u tha administratori nuk vendos për buxhetin dhe si ndahet, nuk vendosa as për si e qysh bëhet buxheti. Buxhetet diskutohen me departamente, me fakultet dhe në fund tek rektorati dhe senati. Po të shikoni ligjin që shumë kush e kundërshton, por nuk e lexon janë të gjitha të detajuara sesi ndahet buxheti. Dialogun e kërkoj se kërkesat tuaja janë të drejta. Senati duhet të funksiononte dhe të adresonte të gjitha këto që thatë ju këtu”, u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post