Qeveria shqiptare ka dëbuar nga terrori jonë ambasadorin iranian dhe 1 diplomat të Teheranit. Kohët e fundit marrëdhëniet mes dy vendeve janë ashpërsuar së tepërmi për shkak të strehimit të muxhahedinëve. Pas Këshilltarit të presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, John Bolton dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo ka reaguar edhe presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Donald Trump i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama pas dëbimit të ambasadorit iranian në Tiranë dhe një diplomati tjetër. Letra është bërë publike nga amabsada amerikane në Tiranë.
Statusi
E përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për arsye se ndërmori veprime kundër regjimit Iranian për komplotin e tij terrorist në tokën shqiptare, duke kërcënuar sigurinë evropiane. Qeveria e Shqipërisë ka treguar udhëheqësi të vërtetë në përpjekjet tona të përbashkëta për t’i dërguar një mesazh të qartë Iranit se kryerja e veprimeve terroriste në Evropë, apo kudo tjetër, është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet. Ne qëndrojmë krah për krah me Shqipërinë, aleatin tonë në NATO dhe partnerin tonë strategjik. Në vijim gjeni një letër të Presidentit Donald Trump në të cilën falënderohet Qeveria e Shqipërisë.
“I dashur Z. Kryeministër: Faleminderit për përpjekjet tuaja të palëkundura duke iu kundërvënë Iranit dhe duke iu kundërpërgjigjur veprimeve e përpjekjeve të tij destabilizuese për t’u mbyllur gojën disidentëve anembanë globit. Udhëheqësia e treguar nga ju me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda. Shqipëria ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Shteteve të Bashkuara dhe unë mirëpres rritjen e partneritetit tonë, ndërsa ballafaqohemi me çështjet e shumta të rëndësishme që të dy vendet tona hasin. Sinqerisht, Donald Trump”
Diskutime rreth kësaj post