Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të kreut të qeverisë Edi Rama për të dëbuar nga Shqipëria ambasadorin e Iranit dhe një diplomat. Berisha e quan të drejtë, por të vonuar vendimin e qeverisë shqiptare.
“Largimi i diplomateve iranian, vendim i drejte por i vonuar! Te dashur miq, nga mediat mesohet se qeveria ka vendosur te largoje ambasadorin dhe nje diplomat tjeter iranian. Ky vendim vjen pas nje veprimtarie te rrezikshme, komplotiste, te papajtueshme me statusin e tyre diplomatik ne drejtim te muxhahedinve iranian qe jetojne si azilant politik ne vendin tone dhe qe jane kundershtar te vendosur te rregjimit teokratik te ajetullahve. Ne kete kontekst mund te thuhet se largimi i tyre eshte plotesisht i motivuar por dhe i vonuar”thotë Berisha.
Diskutime rreth kësaj post