Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka postuar në rrjetet sociale një video, në të cilën shihet kryeministi Edi Rama teksa ka kapur me forcë një student për ta futur në sallën, ku u zhvillua takimi me studentët e Vlorës.
Siç dallohet dhe në video përplasja e Ramës me studentin ka nisur, që në hyrje të sallës, pasi ky i fundit i ka kërkuar në mënyrë kategorike që në sallë të futeshin të gjithë studentët dhe jo ata që donte Rama.
Më pas kryeministri Rama e ka kapur dhe e ka shtyrë drejt sallës duke i thënë “Hajde këtu se ta tregoj unë ty”, kurse studenti i është përgjigjur duke i thënë “Po pse duhet të më kapësh mua ashtu”. Pamjet e kësaj videoje tregojnë se kryeministri Rama e ka dhunuar studentin jo vetëm nga ana psikologjike, por edhe fizike.
Krahas publikimit të kësaj videoje, deputeti ka shkruar se Edi Rama është nervozuar sot me një student vlonjat që e nxorri bllof duke i thënë se salla është plot me gjimnazistë dhe jo studentë të universitetit.
Postimi i plotë:
Edi Rama është nervozuar sot me një student vlonjat që e nxorri bllof duke i thënë se salla është plot me gjimnazistë dhe jo studentë të universitetit. Në vend të bëjë detyrën e kryeministrit për të zgjidhur kërkesat, Edi Rama i harxhon të gjitha energjitë për të mashtruar, manipuluar dhe përdorur të tjerët. Për klientët nuk heziton një çast para se të japë miliona në skema mashtrimi dhe vjedhjeje, për arsimin dhe studentët nuk lëshon asnjë qindarkë! Nuk mund të ketë dialog me një kryeministër që të kap pas leckash ndaj detyra e të gjithëve është protesta!”
Video:
Diskutime rreth kësaj post