Siç është lajmëruar, pritet që opozita të marrë pjesë në punimet e Kuvendit që do të mbahen dy ditë rresht, të enjten dhe të premten ndërkohë që sot, kreu i opozitës ka mbledhur grupin Parlamentar të Partisë Demokratike ku është vendosur edhe për qëndrimin që do të mbajë.
Bëhet me dije se në mbledhjen e sotme përveç të tjerave u diskutua edhe për protestën e studentëve.
Nesër deputetët e opozitës do të ndahen në dy grupe ku sipas burimeve, deputetët do të alternohen me protestën e studentëve ku njëri grup do të jetë në protestën e tyre dhe grupi tjetër do të marrë pjesë në seancën plenare.
Diskutime rreth kësaj post