Mesa duket, studentët nuk kanë ndërmend të dialogojnë me kryeministrin Rama pavarësisht thirrjeve e takimeve të këtij të fundit, nëpër Universitete.
Kështu, studentët e Shkencave Sociale ditën e sotme kanë pasur një konsultë mes njëri-tjetrit dhe kanë vendosur që të protestojnë deri të premten pra, deri më datë 21 dhjetor.
Pas të premtes ata marrin pushimet e Vitit të Ri dhe protestës do i rikthehen në janar, pas pushimeve.
Mbetet për t’u parë nëse ky do të jetë edhe vendimi i Fakulteteve të tjera.
Diskutime rreth kësaj post