Jozefina Topalli ka bojkotuar punimet e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Topalli ka sqaruar mosprezencën e saj në Këshillin Kombëtar të PD.
“Nuk jam lajmëruar. Por edhe po të lajmërohesha, mua nuk më lidh asgjë me Lulzim Bashën, që e shkatërroi PD-në. Po të ishin mbledhur bashkë të gjithë armiqtë e PD-së të 3 dekadave nuk mund t’ i bënin kësaj force politike më keq seç i ka bërë Lulzim Basha për 4 vite” tha Jozefina Topalli.
Megjithatë ajo e cilëson Këshillin Kombëtar të PD të dalë nga votimi i Kuvendit Kombëtar tre ditë më parë si të paligjshëm, duke iu referuar procesverbalit të votimit ku rezultonin më shumë vota se delegatë.
“Pastaj Këshilli Kombëtar është i paligjshëm. Dëshmia me ironike e paligjshmërisë së saj është procesverbali i rezultatit, ku votat dalin më shumë se votuesit. Njerëzit e Ramës blejnë vota, kurse Luli nuk vjedh. Ai s’ka nevojë. Ka listën gati që më përpara. Ai nuk numëron votat”, thotë Topalli.
Diskutime rreth kësaj post