Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar opozitën pas vendimit për thyerjen e bojkotit parlamentar.
“Opozita do hyjë në Kuvend të enjten dhe të premten. Biles edhe të shtunën, të dielën e ditët e festave aty do rrijë”, shkruan Manjani me nota ironie.
Ditën e djeshme opozita bëri me dije se do të jetë pjesë e seancave parlamentare që pritet të mbahen këtë të së enjte dhe të premte duke thyer kështu bojkotin që i kishin bërë Kuvendit që prej fillimit të këtij sesioni parlamentar.
Duke marrë pjesë në seancat plenare opozita shpëton mandatet e deputetëve të cilat ishin në limitin e tyre kohor.
Diskutime rreth kësaj post