“Të enjten maxhoranca ka shansin e fundit”, kështu është shprehur deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj teksa ka paralajmëruar qeverinë për përshkallëzim të revoltës studentore.
Deputetja Mehmetaj, në një dalje për mediat tha se Kryeministri si personi kryesor përgjegjës për situatën e krijuar, duhet të lërë mënjanë retorikën dhe të marrë përgjegjësitë duke plotësuar tetë kërkesat jetike të studentëve.
Sipas saj, vetëm kështu hapet rruga e dialogut për reformimin serioz të arsimit në Shqipëri.
“Studentët kërkojnë tarifa të ulura, investime në infrastrukturë, Kartën e Studentit, kërkim shkencor, biblioteka dhe kushte më të mira, të gjitha këto realizohen vetëm me buxhet. Çdo aksion tjetër është veçse retorikë, arrogance dhe dashakeqësi.
Të enjten në seancën parlamentare, maxhoranca ka shansin e fundit tu tregojë studentëve se realisht do ti dëgjojë ata. Në aksioni nuk ndërmerret për të rritur buxhetin, çdo shfaqje tjetër është e kotë, çdo shfaqje tjetër do të shoqërohet vetëm me reagim dhe revolt studentore”, deklaroi Mehmetaj.
Diskutime rreth kësaj post