Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, Komisionerja për tregti Cecilia Malmstrom dhe Komisioneri Johannes Hahn në një letër të përbashkët i kërkuan Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt heqjen e tarifës 100%.Pavarësisht se në këmbim ata i ofruan zëvendësimin e emrit UNMIK me Kosovo, Haradinaj ka kundërshtuar sërish heqjen e taksës së mallrave ndaj Serbisë dhe Bosnje Hecergovinës.
Në një prononcim për Express, shefi i stafit të Haradinajt, Avni Arifi, është shprehur se kryeministri nuk e ka pranuar letrën e tyre dhe për këtë do t’i përgjigjet të hënën.
‘Letra nuk përmban asnjë rresht me ndonjë qëndrim që nuk është i njohur për qytetarët e Kosovës. Të gjitha qëndrimet e Qeverisë janë të njohura për qytetarët’, tha Arifi.
Në bazë të kësaj deklarate nënkuptohet se Qeveria e Kosovës do t’i thotë jo ofertës së BE-së.
Diskutime rreth kësaj post