Kryeministri Edi Rama vazhdon t’i qëndrojë idesë se pa dialog nuk ka përmbushje për 8 kërkesat e studentëve.
Së fundi ai ka bërë një tjetër postim në Instastory, ku citon një thënie të Eleanor Roosevelt.
”Ne duhet të përballemi me faktin që ose do të vdesim të gjithë së bashku, ose do të mësojmë të jetojmë së bashku, dhe nëse kemi ndërmend të jetojmë duhet të dialogojmë”, shkruhet në foto.
Kujtojmë se ndërkohë që Rama poston foto në rrjetet sociale, një pjesë e studentëve ndodhen ende poshtë zyrës së tij duke protestuar në ditën e 12 të qëndresës së tyre.
Protestës së studentëve gjatë ditës së sotme u janë bashkuar dhe qytetarë të ndryshëm, të cilët shprehen se qeveria duhet të japë zgjidhje për të rinjtë, dhe të mos i hedhë dru zjarrit.
Gjatë ditës së nesërme pritet që të ketë një protestë edhe më masive, ndërsa studentët kanë bërë thirrje që ti bashkohen qytetarët, po jo përfaqësuesit e partive politike.
Diskutime rreth kësaj post