Studentët prej 12 ditësh janë në protestë dhe kërkojnë nga qeveria miratimin e disa pikave në lidhje me arsimin e lartë.
Protesta fillimisht ishte mbajtur tek ministria e Arsimit, por prej pesë ditësh studentët e kanë zhvendosur tek Kryeministria dhe nuk ka asgjë që ti ndalojë në kërkimin e të drejtave të tyre duke luftuar të ftohtin, shiun dhe acarin. Ata qëndrojnë aty 24 orë.
Njëri nga studentët ka ditëlindjen sot dhe sapo ka shkuar ora 00:01 atij i është bërë një surprizë nga shokët ku i kanë uruar ditëlindjen.
Klajdi i ka prekur të gjithë me fjalët e tij ku u shpreh: Më lejoni tu them që kjo është një nga ditëlindjet më të bukura. Si dhuratë për ditëlindje ai ka marrë as më shumë e as më pak por një karamele.
“Kjo është karamelja më e bukur sepse ka brenda gjithë zemrën”, përfundoi Klajdi.
Diskutime rreth kësaj post