Taulant Muka u është bashkuar sërish studentëve në protestën e tyre para kryeministrisë. Ai ka bërë thirrje që të mos ketë negociata pasi nuk mund të negociosh me njerëz që nuk kanë diplomë sipas tij.
Pasi ai ka sfiduar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj që të nxjerrë diplomën e tij, nëse e ka një të tillë, Muka ka sfiduar edhe Lulzim Bashën
“Një media ka bërë brenda 16 orëve tre artikuj për mua pa asnjë fakt, vetëm opinione! Më kërkon notat mua që nuk kam as një pozicion publik dhe për rrjedhojë as një detyrim publik- investohem në mbrojte të arsimit si qytetar dhe akademik. Unë isha i pari që deklarova që askush nuk të vërteton CV-të kur hyn në administratë dhe që i kam publikuar diplomat e mia dhe CV-në time dhe i gjeni ato në faqen time këtu në facebook por edhe në ISPM-Bern Zvicër dhe Universitetin Erasmus Holandë. PO pse kjo media kërkon notat e mia dhe jo të Kryeministrit? Po Niko Peleshit? Po Erion Veliaj? Po Lulzim Bashës? I paguajmë të gjitha me pagat tona. KM pretendon që ka qënë pedagog në arte, por në CV-në zyrtare që ka dorëzuar në kuvend është pa diplomë! Media që hiqen parimore, por edhe hapësirë për tu kundërpërgjigjur nuk të japin! Rroftë facebook!” shkruan Muka.
Diskutime rreth kësaj post