Kreu i partisë Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit të PD ka pranuar se janë bërë gabime dhe hapa të gabuar, por ka theksuar se është reflektuar dhe korrigjuar.
Ai ka pranuar se PD nuk bën dhe nuk mund të kuptohet pa mendimin kritik dhe i ka bërë thirrje gjithë kritikëve: Ejani, bëhuni pjesë.
Fjala e Bashës:
Janë bërë gabime, kemi bërë hapa në drejtim të gabuar, por me ndihmën e demokratëve e kemi korrigjuar dhe përmirësuar këtë proces dhe po bëjmë kështu.
Partia Demokratike nuk ka qenë asnjëherë më shumë nën sulm sesa sot.
Partia Demokratike, drejtuesit e saj, deputetët e saj dhe vetë demokratët e thjeshtë janë nën shënjestrën e sulmeve të makinerisë së propagandës qeveritare nga të gjitha anët.
Shkurajimi i demokratëve, përçarja e tyre është një objektiv i përditshëm i propagandës së Ramës. Edi Rama dhe grupi i plaçkitësve të tij kanë nevojë që PD të jetë e përçarë, që PD të mos jetë e besueshme.
Rritja e cinizmit dhe mosbesimit të shqiptarëve është qëllimi i dytë i kësaj propaganda. Edi Rama ka nevojë gjithashtu që shqiptarët të mendojnë se të gjithë janë njësoj. Se krimi dhe korrupsioni i tij marramendës është dicka e zakonshme.
Për të arritur këto qëllime të ndikimit të opinionit publik, për të manipuluar opinionin publik, Edi Rama ka financuar një operacion gjigand propagande, me kosto dhjetëra miliona euro, me para para të adhura nga korrupsioni e nga krimi kundër Partisë Demokratike dhe çdo zëri kritik.
Në këtë operacion janë përfshirë një ushtri e mercenarëve të përçarjes dhe përçmimit të shqiptarëve.
Shikoni cfare ndodh: Në PS nuk ka asnjë lloj zgjedhje dhe asnjë lloj demokracie,
Në PS ka vetëm një autokrat që vendos çdo gjë sipas tekave të çastit. PS kontrollohet nga krimi dhe nga interesat kriminele
Rilindja solli në majat e pushtetit dhe në mes të Kuvendit vrasës dhe përdhunues.
Rilindja e ka shndërruar këtë parti politike në një shtojcë memece të dhe organizatës së saj kriminale.
Por pak kush flet për këtë.
Sepse propaganda kontrollon çdo gjë.
Të njëjtet që as nuk shohin e as nuk shqetësohen për autokracinë kriminale në PS,
sulmojnë dhe kritikojnë përditë zhvillimet e brendshme në PD, të cilat me të gjitha problemet e kuptueshme, janë në thelb demokratike dhe përparimtare.
Diskutime rreth kësaj post