Ditët e fundit ka patur shumë zhvillime në Shqipëri ku protesa e studentëve shënon ditën e 10 sot, por edhe në Kosovë ku parlamenti sot votoi unanimisht për transformimin e FSK-së në Unshtinë e Kosovës. Pas këtij zhvillimi të sotëm ka reaguar edhe avokati i njohur Spartak Ngjela. Me anë të një postimi në Facebook ai shkruan se ushtria e Kosovës që u formua sot është garanci për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin. Perëndimor
Statusi:
“Ushtria e Kosovës që u formua sot është garanci për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Gjithë antishqiptarët janë trembur kudo: në Beograd; në Shkup madje edhe në Tiranë.
Kjo ushtri do të jetë e ardhmja e Arbërisë.
Po ushtria e Shqipërisë?
Shpejt do të modernizohet edhe kjo.
Sapo të lajmë duart me korrupsionin e lartë shtetëror- të djeshmin dhe të sotmin.”- tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post