Protesta e studentëve sot po mbyll ditën e 11, por ende asnjë zgjidhje nuk është dhënë për 8 kërkesat e tyre.
Kjo proteste ka tërhequr vëmendjen e shume figurave të njohura, ku një prej tyre është edhe këngëtarja Rezarta Shkurta.
Por ndryshe nga shumë të tjerë, gruaja e nipit të Enver Hoxhës, Ermal Hoxhës, ka dalë kundër studentëve që protestojnë.
Këngëtarja Rezarta Shkurta me anë të një postimi në Instastory, shkruan se deri dje ishte me studentët ndërkohë që sot mendon se ato po bëjnë kapriço.
Në një rrëfim në Instastory, ajo shkruan se pasi ka dëgjuar me vëmendje kryeministrin Edi Rama mbrëmjen e djeshme në “Opinion”, ajo mendon se studentët duhet të dialogojnë në mënyrë që kërkesat e tyre të plotësohen sa më shpejtë. /albeu
Diskutime rreth kësaj post