Ndërsa kryeministri Edi Rama i ka ftuar për të dialoguar për zgjidhjen e kërkesave të tyre, studentët janë shprehur të vendosur në bindjen e tyre dhe e kanë kundërshtuar dialogun. Sipas tyre çështja është e thjeshtë, plotësimi i kërkesave pastaj dialog.
Jo vetëm kaq, por iu janë kundërpërgjigjur kryeministrit edhe në lidhje me nisjen e procedimit penal për 25 protestues.
“Nëse emri im nuk do të jetë te lista e procedimeve, do të ndihem i fyer”, deklaroi një studentet përpara Kryeministrisë.
Studentët kanë theksuar se nuk ndihen të frikësuar nga vendimi i fundit i Policisë së Shtetit.
“Nuk na tremb dot, ne jemi me mijëra”, u shprehën studentët, duke paralajmëruar vijimin e protestës deri në realizimin e kërkesave.
Diskutime rreth kësaj post