Zbardhen informacione të reja sa i takon protestës së studentëve që qëndruan gjatë gjithë natës së mbrëmshme poshtë godinës së kryeministrisë.
Temperaturat e ftohta të dhjetorit kanë bërë që njëri prej studentëve të shfaqë gjatë orëve të vona komplikacione shëndetësore.
Ky fakt u bë i ditur nga një prej studentëve që sot po proteston në bulevard, ndërsa u prononcua për ‘News 24’, i cili tha po ashtu se shumë qytetarë u solidarizuan me nismën e tyre duke u sjellë ushqim, veshje dhe batanije.
Ai sqaro se i riu është më i stabilizuar aktualisht, ndërsa sot vijon protesta në ditën e 8 të saj në tre kampe.
Sipas të riut, pritet që bulevardi të bllokohet në orën 10.00 pasi disa fakultete do të bashkohen dhe do të vijojnë të protestojnë, sot ndryshe nga ditët e tjera me fleta të bardha dhe pa pankarta.
Po ashtu, protestës i janë bashkuar sërish sot gjimnazistët e Tiranës, ndërsa kanë nisur marshimin edhe studentë në rrethe si në Shkodër, Gjirokastër, Elbasan, Durrës etj.
Diskutime rreth kësaj post