Luksemburgu pritet të jetë vendi i parë në botë që do t’i bëjë të gjitha format e transportit publik në vend falas. Tarifat e trenave, tramvajve dhe autobusëve do të hiqen duke filluar nga viti 2020 në këtë shtet të vogël të Evropës.
Ky vendim është marrë nga koalicioni i ri qeverisës, i drejtuar nga Xavier Bettel, i cili u betua për një mandat të dytë si kryeministër të mërkurën.
Politikat re reja përfshijnë gjithashtu investime të mëtejshme në shërbimet publike, duke futur dy festa të reja publike dhe legalizimin e përdorimit të kanabisit rekreativ.
Kryeqyteti i vendit, Luksemburgu, vuan nga mbingarkesa kronike e trafikut, pavarësisht se është ka një popullsi prej 110,000 banorësh. Aktualisht biletat kushtojnë rreth 2 euro.
Heqja e tarifave të udhëtimit është përpjekja më e fundit që si qëllim ka inkurajimin e qytetarëve për përdorimin e transportit publik dhe reduktimin e trafikut.
Deri më tani transporti falas ka qenë për të rinjtë nën 20-vjeç ndërsa nxënësit e shkollave mund të përdorin automjetet e posaçme për transportin falas në shkollë. /JOQ
Diskutime rreth kësaj post