Studentët e Universiteteve Publike protestojnë edhe sot kundër vendosjes së tarifave për provimet e mbartura. Të gjithë fakultetet e Universitetit të Tiranës janë bashkuar tek Politekniku dhe kanë nisur marshimin në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për të mbërritur në orën 10:00 para godinës së Ministrisë së Arsimit. Përveç Tiranës, protestohet edhe në Universitetet e Durrësit, Elbasanit, Korçës dhe Shkodrës.
Me thirrjet “ne nuk jemi bankomat” studentët kërkojnë përgjysmim të tarifave dhe heqjen e tarifave shtesë. Studentët thonë se do ta vijojnë protestën e tyre dhe nuk do të dorëzohen deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.
Këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre. Ata i kanë lënë afat Ministrisë së Arsimit deri në orën 16:00 të ditës së sotme që të kthejë përgjigje për kërkesat e tyre.
Diskutime rreth kësaj post