Policia ka nxjerrë me forcë banorët që nuk lejonin shembjen e shtëpive të palegalizuara në Laprakë. Ndërkaq kamerat kanë kapur momentin e përplasjes dhe rrënimit të shtëpive.
“I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur gjërat. Por nuk kam mundësi, se si shteti vepron kaq dhunshëm. Është dhunë psikologjike, e lodhshme. I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur gjërat. Disa gjëra i lëviza, por jo të gjitha”, pohon për mediat zonja me lotë ne sy.
Në vendngjarje ndodhen dhe deputetë të opozitës në mbështetje të banorëve si dhe forca të mëdha policore.
Video:
Diskutime rreth kësaj post