Kosova gjatë ditës së djeshme mori dy goditje nga Bashkimi Evropian, të cilët i sollën mesazhet përmes Komisionarit për Zgjerim dhe Fqinjësi në BE, Johannes Hahn.
Hahn erdhi nga Beogradi me dy porosi të qarta, të cilat u thanë në takimet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, raporton JOQ.
E para kishte të bënte me liberalizimin e vizave për shqiptarët e Kosovës, të cilët tash e 10 vite janë duke u gënjyer rreth kësaj çështje, duke mbetur kështu vendi i vetëm në Evropë që është i izoluar.
Hahn tha se Kosova nuk është në agjendë të BE-së, dhe shtoi se tek vitin e ardhshëm mund të ketë një vendimmarrje, që nënkupton se qytetarët e shtetit të Kosovës mund të lëvizin pa viza tek në vitin 2020.
Ndërkaq, goditja e dytë e Hahn lidhej me vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe bosnjake. Hahn u shpreh i dëshpëruar dhe theksoi se një taksë e tillë rrezikon rajonin.
Sidoqoftë, Hahn nuk u kritikua aspak për qasjen e BE’së karrshi Kosovës, dhe politikanët kosovarë qëndruan të heshtur ndaj shtyerjes së liberalizimit të vizave, ani pse në BE ishte konfirmuar se Kosova kishte plotësuar kushtet.
Diskutime rreth kësaj post