Gjatë ditës së djeshme, studentët e “Lëvizja për Universitetin” publikuan një denoncim sipas të cilit ministrja Manastirliu kishte përvetësuar punimin shkencor të një afrikani duke e shitur si punimin e saj të doktoraturës.
Në lidhje me këtë ka bërë një postim edhe gazetari Edi Oga, i cili ka shkaktuar mjaft të qeshura.
Gazetari ka postuar bisedën e tij dhe djalit nga Afrika e Jugut, për të cilin u tha se Ogerta Manasirliu i kishte vjedhur punimin.
Postimi i Ogës?
“Meqë askush nuk beson më tek askush, bisedova vetë me atë djalin nga Afrika e Jugut në lidhje me kopjimin që kandidatja e sulmuar për Kryetare e Bashkisë së Tiranës (gazeta SOT), i ka bërë punës së tij shkencore!”, shkruan Edi
Biseda
Edi: Përshëndetje Fannie!
Fannie: Përshëndetje Edi!
Edi: E di që një grua nga Shqipëria të ka vjedhur punimin e diplomës?
Fannie: PO, e di tashmë, dhe po qesh me të madhe
Edi: Pse?
Fannie: Sepse edhe unë ia kam vjedhur një gruaja nga Bullgaria
Diskutime rreth kësaj post