Rrugët në Shqipëri shpesh nuk kanë nevojë për përshkrim. Po të tilla janë shpesh edhe veprimet e policisë. Në autostradën Tiranë-Elbasan, policia ka zgjedhur një mënyra aspak të rregullt për të bllokuar rrugën.
Në mes të dy korsive ata kishin parkuar një makinë policie, duke bërë që makinat të devijonin nga dalja e Selitës. Edhe pse aksi në fjalë ka shpejtësinë e lejuar me 80 km/h, dhe aty shpesh ky limit nuk respektohet, policia ka pëlqyer të rrezikojë.
Në këtë mënyrë ata jo vetëm që kanë shkelur kodin rrugor, por janë bërë edhe shkak i mundshëm aksidenti.
Epo me sa duket kjo është zgjidhja më e shpejtë që kanë zgjedhur.
Video:
Diskutime rreth kësaj post