Nëse keni menduar se vetëm shqiptarët janë të “çmendur” pas djemve, atëherë duhet të shihni këtë rast që vjen nga Amerika. Në festën “Gender Reveal Party”, ku prindërit bashkë me të ftuarit zbulojnë gjininë e fëmijës që do të vijë në jetë, një baba e ka tepruar me festimet.
Dennis Dickey nga Arizona, lajmëroi se do të bëhet me djalë përmes një eksplozivi me ngjyrë blu që e kishte vendosur në një lëndinë me bar të thatë.
Gjithçka ka dalë jashtë parashikimeve sepse eksplozivi ishte më i fuqishëm se sa duhej dhe ka shkaktuar djegien e 190 mijë metra katrorë sipërfaqeje. Dëmi i përllogaritur ishte 8.2 milionë dollarë dhe për ta shuar zjarrin u desh angazhimi i më shumë se 800 zjarrfikësve.
Zbulimi se do të bëhej me djalë i ka kushtuar 37-vjeçarit 5 vite burg, por që u lirua me kusht dhe me një gjobë 8 milion dollarëshe mbi shpatulla që duhet ta shlyejë brenda 20 viteve.
Video:
Diskutime rreth kësaj post