Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bërë një paralajmërim të fortë sot për kryeministrin Rama.
Gjatë një takimi me të rinjtë e LRI-së, Kryemadhi tha se të rinjtë e kësaj force politike do ti bashkohen protestës së banorëve të Unazës së re, ndërsa theksoi se ky është fillimi i fundit të Edi Ramës.
“LRI do të bashkohet me protestën e banorëve të Unazës së re,. Ky është vetëm fillimi i fundit i Edi Ramës, jo si individ, por si një lider i keq që mbushi Shqipërinë me drogë, që shkatërroi të ardhmen e të rinjve dhe të rejave, që shkatërroi arsimin, që shkatërroi biznesin, që shkatërroi ëndrrat e 400 mijë të rinjve dhe të rejave që po largohen nga Shqipëria”-tha ndër të tjera Monika Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post