Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka sqaruar sot në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, raportet e tij me kryeministrin Rama, kreun e opozitës Basha si edhe me ish-kryeministrin Berisha.
Nga të tre, ra në sy fakti se Meta ka veçuar marrëdhënien e tij me Berishën pasi siç edhe u shpreh: “Marrëdhëniet e mia me z. Berisha janë marrëdhënie të veçanta. Është një kimi tjetër”, – ka deklaruar Meta.
Pjesë nga intervista:
BLENDI FEVZIU: Personalisht a keni pasur ndonjëherë raporte me Ramën? A keni biseduar ndonjëherë jo si Kryeministri me ministrin apo me Kryetarin e Bashkisë, jo si dy kryetarë partie, jo si Kryeministri me Presidentin apo me Kryetarin e Kuvendit?
PRESIDENTI META: Kjo është diçka e parëndësishme. Unë kam pasur marrëdhënie shumë të mira, kemi pasur edhe marrëdhënie problematike. Në detyrën që jam, për mua historitë e së kaluarës dhe raportet personale me asnjë nuk vlejnë. Për mua vlen sjellja institucionale, qëllimi i përbashkët për të cilin duhet bashkëpunuar.
BLENDI FEVZIU: Dhe ndërkohë e keni të vështirë të vendosni raporte personale me të apo refuzoni ta bëni këtë gjë?
PRESIDENTI META: Nuk është ky prioriteti. Prioriteti im në raport me të gjithë në këtë detyrë është bashkëpunimi institucional.
BLENDI FEVZIU: Iu pyeta jashtë detyrës, më shumë si një raport. Vë re për shembull që pak ditë më parë ka qëndruar për një orë e gjysmë në një takim me ju. Nuk besoj që për një orë e gjysmë është folur për çështjen e Lleshit?
PRESIDENTI META: Çfarëdolloj çështje që të diskutohet nuk ka rëndësi. Kjo nuk i intereson askujt se çfarë pimë ne, kafe apo kakao në kuptimin personal, apo se çfarë shakaje bëmë.
BLENDI FEVZIU: Po marrëdhëniet me z. Basha si janë?
PRESIDENTI META: Raporte normale, institucionale.
BLENDI FEVZIU: Nuk ka raporte të tjera përtej këtyre?
PRESIDENTI META: Nuk ka ndonjë raport të veçantë.
BLENDI FEVZIU: Po me z. Berisha?
PRESIDENTI META: Këtu ka një dallim. Kuptohet që marrëdhëniet e mia me z. Berisha janë marrëdhënie të veçanta.
BLENDI FEVZIU: Kur ka lindur kjo “dashuri” e juaja për Berishën, z. Meta? Ju keni qenë kundërshtar politik për një periudhë të gjatë kohe, nga viti 1992 të paktën deri në vitin 2009, kur u bashkuat në një koalicion me të
PRESIDENTI META: Të gjitha në kompleksin e tyre kanë krijuar një marrëdhënie të veçantë.
Video:
Diskutime rreth kësaj post